Uji Dea

Specialja mbyll vitin me gati 200 ftesa, aktakuzat të pritshme më 2020-n

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Katër ftesat që kanë ardhur së fundmi nga Gjykata Speciale e kanë çuar në mbi 180 numrin e personave që janë paraqitur pranë Prokurorisë Speciale për intervistim gjatë vitit 2019. Ndonëse ende nuk ka pasur aktakuza, avokatët thonë se kjo pritet të ndodhë më 2020-n, meqë Prokuroria është në prag të përfundimit të hetimeve, shkruan sot gazeta Zëri.

Dhomat e Specializuara të Prokurorisë Speciale së fundmi kanë ftuar edhe katër ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për intervistim. Për të dhënë sqarime për periudhën e luftës së vitit 1998-2000 mbi 180 luftëtarë janë paraqitur pranë kësaj Prokurorie përgjatë këtij viti.

HW

Së fundmi ish-pjesëtari i UÇK-së, Sabit Geci, ka marrë ftesë nga Specialja, ku do të paraqitet më 30 janar, pa treguar se në çfarë cilësie është ftuar. Përderisa kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë, ish-pjesëtar i UÇK-së, Brahim Mehmetaj, ka treguar se ka marrë ftesë nga Specialja dhe atje do të paraqitet si i dyshuar. Mirëpo kjo Gjykatë, që pritet t’i hetojë krimet që pretendohet se janë kryer nga shqiptarët gjatë luftës së fundit në Kosovë, ende nuk ka ngritur asnjë aktakuzë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.