UBT

Specialja konfirmon dorëzimin e aktakuzës kundër Gucatit e Haradinajt

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Prokuroria e Specializuar në Hagë ka konfirmuar dorëzimin e aktakuzës ndaj Hysni Gucatiti dhe Nasim Haradinajt.

Lajmin e ka bërë të ditur, avokati Tomë Gashi në Kanal10.

Ndërkaq, siç njofton Zyra e Prokurorit të Specializuar, “Më 28 nëntor Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar Presidenten me kërkesën për caktimin e gjyqtarit të Procedurës Paraprake. Kjo nënkupton që Prokuroria ka dorëzuar aktakuzën për shqyrtim nga Gjyqtari i Procedurës Paraprake. Siç shihet, Gjyqtari i Procedurës Paraprake është caktuar për rastin BC-2020-17”.

Vendimi për caktimin e gjyqtarit të procedurës paraprakë është marrë më 29 tetor mirëpo është bërë publike para dy ditësh, pra 17 nëntor.

Uji Dea

Gjykatësi i procedurës paraprake është Nicolas Guillou, i cili ka kohë prej gjashtë muajsh që ta hedh poshtë apo ta vërtetojë aktakuzën.

Theksojmë se më 25 shtator Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj ishin arrestuar nga EULEX-i me urdhër të Gjykatës Speciale, pas bastisjes prej disa orësh që ishte bërë në zyrat e Organizatës se Veteranëve dhe Luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ky arrestim i tyre ishte bërë pas publikimit të disa dosjeve që pretendohet se i përkasin Gjykatës Speciale.

Deklaratën e Avokatit Tomë Gashi, mund ta ndiqni në minutën e 8.40./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.