ARKATANA

Specialja i jep fund zhvatjes së “pashallarëve”

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në pritje të aktivizimit të Gjykatës Speciale, po dalin shumë zëra që theksojnë se kjo gjykatë nuk do të anashkalojë fare shansin që të merret edhe me ndjekjen e peshqve të mëdhenj të pasuruar pas lufte, nëpërmes krimit të organizuar dhe korrupsionit kriminel ordiner të dëmtimit të shtetit në rrafshin ekonomik.

Gjykata ndërkombëtare do të merret edhe me korrupsionin e krimin e organizuar

Mobi Casa

“Nëse kjo Gjykatë Speciale do t’i trajtonte të gjitha krimet ekonomike, vrasjet me motive politike dhe krimet e natyrave të ndryshme, atëherë me të vërtetë do të ndodhte ai “tërmet” tronditës, ku do të pastrohej skena politike nga këta politikanë kriminelë e mafiozë, të cilët që 16 vjet e kanë kapur shtetin për fyti, duke e vjedhur, plaçkitur dhe pamëshirshëm e shkatërruan në çdo qelizë të saj dhe në mënyrë të paligjshme. Ata në kurriz të këtij populli, u pasuruan dhe po bëjnë një jetë superluksoze, si të mbretërve dhe pashallarëve, në Kosovën e varfër e të dërrmuar”, thotë analisti Faik Krasniqi

Në pritje të aktivizimit të Gjykatës Speciale, po dalin shumë zëra që theksojnë se kjo gjykatë nuk do të anashkalojë fare shansin që të merret edhe me ndjekjen e peshqve të mëdhenj të pasuruar pas lufte, nëpërmes krimit të organizuar dhe korrupsionit kriminel ordiner të dëmtimit të shtetit në rrafshin ekonomik. Këtë e ka pohuar publicisti Milaim Zeka, i cili nga të parët publikoi edhe një listë emrash me të akuzuarit potencialë që mund të jenë objekt i kësaj gjykate, e ndërkohë pohon se kjo Gjykatë, veç temës së krimeve të luftës, do të merret edhe me peshqit e mëdhenj të krimit të organizuar dhe korrupsionit në vend. Një pritje të ngjashme e ka edhe nënkryetari i PDK-së, Rrustem Mustafa, deputet në Kuvendin e Kosovës. Këto paralajmërime rreth mundësisë së zgjerimit të fushëveprimit të Gjykatës Speciale, veç krimeve të luftës, nga analistët politikë dhe njohës të sundimit të ligjit po shihet si një shpresë e madhe për shoqërinë kosovare, pasi që arrestimi edhe i njerëzve të korruptuar nga fusha e ekonomisë, nga Gjykata Speciale, do të ishte marrja me peshqit e mëdhenj, të cilët e degraduan Kosovën dhe është një shans i mirë për të pastruar Kosovën nga krimi i organizuar dhe korrupsioni./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.