RCCOLA

Specialja, gjykatë paralele

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjykata Speciale do të funksionojë krejtësisht paralel mekanizmave kosovare të drejtësisë. Kjo do të jetë evidente në organizim, strukturë e kompetenca. Projektligji për Specialen përmban edhe arkitekturën e organizimit të kësaj gjykate, emri zyrtar i të cilave është “Dhomat e specializuara”. Do të përfshijë këto organe: Dhomën e Gjykatës Themelore, Dhomën e Gjykatës së Apelit dhe Dhomën e Gjykatës Supreme.

Do t’i ketë edhe zyrat e regjistrimit, që përfshijnë: Zyrën e mbrojtjes, Zyrën për pjesëmarrjen e viktimave, Zyrën për mbrojtjen dhe mbështetjen e dëshmitarëve, Njësinë e menaxhimit të paraburgimit dhe një Zyrë të Ombudspersonit.

Eco Higjiena

Projektligji përshkruan edhe strukturën e Prokurorisë së specializuar, e cila do ta marrë mandatin dhe personelin e Task Forcës Hetimore Speciale (SIFT). Do të jetë zyrë e pavarur për hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve brenda juridiksionit të dhomave të specializuara.

Dhe për të gjitha çështjet që referohen tek Gjykata Kushtetuese, të cilat ndërlidhen me dhomat e specializuara apo Prokurorinë e specializuar, Kushtetuesja do të mblidhet dhe do t’i shqyrtojë ato çështje, por “në përbërje të vetëm tre gjyqtarëve të saj. /Koha Ditore/