UBT

Specialja, gati

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Administratorja e Dhomave të Specializuara dhe kryeprokurori i Prokurorisë Speciale kanë sqaruar punët që kanë mbetur deri te funksionalizimi i plotë i Gjykatës Speciale. Kështu, ngritja e aktakuzave të para pritet të bëhet brenda pak muajsh. Kryeprokurori ka thënë se do të kryejë hetime pa frikë dhe pa favore.

Funksionalizimi i Dhomave të Specializuara dhe të Prokurorisë së Specializuar, apo siç njihet shkurt Gjykatës Speciale, është afër finalizimit. Kështu ky institucion, i cili do të merret me krimet e pretenduara të luftës gjatë periudhës janar 1998 – dhjetor 2000 nga ana e UÇK-së, do të mundë të ngrejë aktakuzat e para brenda pak muajsh. Drejtuesit e këtij institucioni kanë sqaruar punët që kanë mbetur deri në ngritjen e aktakuzave të para dhe fillimin e gjykimeve.

Eco Higjiena

Kështu, sipas tyre, tani ka filluar procesi i përzgjedhjes së kryetarit të Dhomave të Specializuara dhe gjykatësve në listën e gjykatësve ndërkombëtarë. Më pas do të punohet për miratimin e një dokumenti ligjor thelbësor, Rregullore e Procedurës dhe Provave, e nevojshme për kryerjen e procedurave gjyqësore. Gjithashtu gjatë kësaj kohe do të bëhet rekrutimi i punonjësve të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, ku do të mundë të angazhohen për shtetas të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe tё shteteve tё treta kontribuuese./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.