United Hospital

Specialja ende nuk është e gatshme të nis proceset gjyqësore

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Një numër i rregullave të Rregullores së procedurës dhe provave të Dhomave të Specializuara (të gjykatës Speciale) nuk janë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës, ka vlerësuar Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Kjo nënkupton se Gjykata ende nuk është e gatshme që të nis proceset gjyqësore.

Rregullorja e procedurës dhe e provave është dokumenti kyç për punën e gjykatës dhe është miratuar muajin e kaluar në një seancë të gjykatësve ndërkombëtarë të gjykatës.

Është pritur në këtë vendim të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese për kushtetutshmërinë e kësaj rregulloreje.

Në bazë të vendimit të publikuar, nëntë rregulla të kësaj rregulloreje nuk janë në përputhje me Kushtetutën dhe prandaj pritet që të shqyrtohen sërish.

United Hospital

Rregullat që janë në shpërputhje me Kushtetutën e Kosovës kanë të bëjnë me mungesën e gjykatësve, bazat e masave hetuese speciale, bastisje dhe konfiskim nga ana e prokurorit special, marrjen në pyetje, paraburgim dhe status të personit të liruar.

Ky dokument vë theksin në mbrojtjen e dëshmitarëve, viktimave dhe personave të tjerë që i janë eksponuar rrezikut për shkak të dëshmisë ose bashkëpunimit me Dhomat e Specializuara.

Siç ka bërë me dije më heret për Radion Evropa e Lirë zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Prokurorisë Speciale të Kosovës Avis Benesh, rregullorja në hollësi rregullon udhëheqjen e procedurave gjyqësore, procedurave paragjyqësore, gjykimin, apelimin, por edhe çështjet organizative dhe të administratës të Dhomave të Specializuara të prokurorisë së specializuar, më saktësisht të drejtave të personave gjatë hetimeve, arrestimit, paraburgimit, pjesëmarrjes së viktimave në proceset gjyqësore dhe të tjera.

Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë do të hetojë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të ish-UCK-së që, siç thuhet, ‘i kanë kryer ndaj pjesëtarëve të komuniteteve pakicë dhe kundërshtarëve politikë nga viti 1998 e deri në fund të vitit 2000’, siç e ka përshkruar në raportin e tij për Këshillin Evropian senatori Dick Marty.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.