ARKATANA

Specialja, deri tash një dështim i madh

/ 7 minuta lexim
Uji Dea

Analistët po shfaqin frikën e tyre se politika kosovare ka arritur që ta shtrijë ndikimin e vet edhe në topitjen e funksionimit të kësaj Gjykate, duke prodhuar e duke inskenuar situata të reja të krizave potenciale.

Shkodra: Gjykata Speciale, e themeluar nga Kuvendi i Kosovës që nga viti 2014, ende nuk ka ndonjë aktakuzë

Analistët po shfaqin frikën e tyre se politika kosovare ka arritur që ta shtrijë ndikimin e vet edhe në topitjen e funksionimit të kësaj Gjykate, duke prodhuar e duke inskenuar situata të reja të krizave potenciale

Viti 2019 nga analistët dhe njohësit rrethanave politike vlerësohet se do të jetë viti përfundimtar i testit të veprimit ose dështimit përfundimtar të Gjykatës Speciale të Kosovës. Analistët po shfaqin frikën e tyre se politika kosovare ka arritur që ta shtrijë ndikimin e vet edhe në topitjen e funksionimit të kësaj Gjykate, duke prodhuar e duke inskenuar situata të reja të krizave potenciale. Ndonëse Kuvendi i Kosovës e miratoi themelimin e Gjykatës Speciale më 23 prill të vitit 2014, kjo Gjykatë akoma po mbetet vetëm një institucion në letër dhe ende pa asnjë aktakuze të ngritur.

Analisti politik Shefik Shkodra, për gazetën “Kosova Sot”, thotë se Gjykata Speciale është një Gjykatë politike. “Për këtë kjo do të jetë e përgatitur në çdo çast. Natyrisht, kur politikanët tanë nuk do t’ia arrijnë qëllimit sipas kushtit, atëherë kjo Gjykatë do të aktivizohet përnjëherë. Mirëpo, është shumë e besueshme, se ata që janë të paditur dhe do të ndiqen nga kjo Gjykatë nuk do të ngutën, por as nuk do të pushojnë së gërmuari për mundësitë e amortizimit të një akuzë që u bëhet. Gjykata Speciale, e themeluar nga Kuvendi i Kosovës që nga viti 2014, ende nuk ka ndonjë aktakuzë”, u shpreh ai.

Prapaskenat serbofile

Analisti politik Ibrahim Kelmendi, për gazetën “Kosova Sot’, thotë se fatkeqësisht ende nuk është kuptuar e vërteta, përse dhe si është imponuar Gjykata Speciale. “Rezoluta që pati votuar Këshilli i Evropës për t’u hetuar “krimet me trafikim të organeve nga UÇK”-ja, ishte vetëm truk për hakmarrje kundër Aleancës së NATO-s, si komprometim i saj se kanë përkrahur gjatë luftën e UÇK-në “kriminele”. Pasi u miratua rezoluta, ishte vetë Serbia, Rusia dhe përkrahësit e tyre, që sabotuan formimin e Gjykatës Speciale, meqë ata nuk donin që ajo të formohej e t’i shqyrtonte ato akuza shpifëse. Po të ishin të interesuara, do të jepnin buxhet për funksionim të Gjykatës, meqë u takonte si shtete anëtare të Këshillit të Evropës. Dhe tani Gjykata Speciale po sabotohet kryesisht nga Serbia dhe përkrahësit e saj, sepse nuk duan të shqyrtohen ato akuza shpifëse që i pati ngritur komisioni që e kryesonte serbofili Dik Marty”, shpjegon ai. “Fatkeqësisht, rugovistët po dezinformojnë, sikur kjo Gjykatë Speciale qenkësh formuar për të shqyrtuar edhe vrasjet e anëtarëve të LDK-së. Rugovistët nuk duan ta thonë të vërtetën, se kjo Gjykatë është formuar për të shqyrtua vetëm ‘krimet’ që kanë bërë pjesëtarët e UÇK-së ndaj serbëve dhe ndaj shqipfolësve që spiunuan për forcat fashiste serbe, dhe jo për krimet e tjera. Pra, vetëm paditë që do të bëjnë institucionet e Serbisë do t’i shqyrtojë Gjykata Speciale”, vlerësoi Kelmendi. Ndërsa analisti Ali Hertica, për gazetën “Kosova Sot”, thotë se mosfillimi i punës së Gjykatës po na tregon se nuk kishte një përgatitje serioze dhe thellësisht të pjekur për këtë proces. “Sipas një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Holandës, të nënshkruar në shkurt, Gjykata e re është e autorizuar të gjykojë ish-anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime të dyshuara të kryera gjatë dhe pas luftës së fundit të viteve 1990. Në këtë periudhë, lënë anash gjithë kalkulimet e vërejtshme të deritashme, Kosovës i nevojitet hap i vendosur dhe i arsyeshëm për të gjetur formulën më të mirë të kapërcimit të kësaj situate,sigurisht se variantet mund të jenë të shumta”, potencoi ai.

UBT

PROCESET NË HAGË, DËM I MADH PËR KOSOVËN

Analisti politik Ilir Fetahu, për gazetën “Kosova Sot”, thotë se institucionet e Kosovës e kanë kryer obligimin e vet për themelimin e Gjykatës Speciale duke e bërë këtë në marrëveshje me ndërkombëtarët. “Hapat e tjerë nuk varen prej palës kosovare dhe nuk besoj se dikush nga qytetarët tanë do që ta shohë dikë nga shqiptarët tanë në Hagë, qofshin nga çlirimtarët apo dikë tjetër. Por, edhe nëse ndodh ndonjë aktakuzë ndaj ish pjesëtarëve të UÇK-së, ata do të dinë që të mbrohen me dinjitet, sikurse që ditën të sakrifikohen kur ishte nevoja në luftën për liri. Ata do ta kryejnë obligimin e vet si qytetarë dhe do të dalin para kësaj Gjykate. Sepse, fundja këtë e bëri madje edhe Ramush Haradinaj më 2005, kur dha dorëheqje nga posti i kryeministrit dhe shkoi vullnetar në Hagë. Prandaj, dua që mos të ngritet aktakuzë, por edhe nëse ngritet besoj se ata do ta tregojnë pafajësinë e tyre, sepse besojë në pastërtinë e luftës sonë për liri. Por, edhe nëse shkojnë në Hagë, kjo është një dëm i madhe për Kosovën”, u shpreh Fetahu.

GJYKATA, SKENAR ANTISHQIPTAR

Deputeti i opozitës Kuvendin e Kosovës, Ali Lajçi, për gazetën ” Kosova Sot”, thotë se dihet botërisht se Kuvendi i Kosovës e miratoi themelimin e Gjykatës Speciale më 23 prill të vitit 2014, por deri më tash kjo Gjykatë akoma ka mbetur vetëm në letër dhe për fat të mirë pa asnjë aktakuze të ngritur. “Andaj, pasi ka kaluar kaq shumë kohë, viti tjetër vlerësohet se do të jetë viti përfundimtarë i testit të veprimit ose dështimit përfundimtar të Gjykatës Speciale të Kosovës. Por, unë shpresoj se do të ndodhë kështu dhe kjo Gjykatë nuk do të fillojë me punën as vitin tjetër, sepse Kosova nuk ka pasur nevojë për një Gjykatë të tillë. Themelimi i Gjykatës Specialë të Kosovës ishte një skenar i forcave antishqiptare në Serbi, në Prishtinë dhe në Bruksel në luftën e tyre të koordinuar nga qarqet antishqiptare kundër Kosovës dhe luftës së saj për liri e pavarësi”, u shpreh ai.

Qytetarët, mosbesues ndaj drejtësisë së politizuar

Edhe qytetarët e anketuar thonë se viti i ardhshëm përfundimisht do të jetë viti i testit të veprimit ose dështimit përfundimtar të Gjykatës Speciale. Edhe në këtë Gjykatë, politika kosovare ka arritur që ta shtrijë ndikimin e vet edhe në topitjen e funksionimit të kësaj Gjykate, duke prodhuar e duke inskenuar situata të reja të krizave potenciale. Qytetari Meriman Braha nga Prishtina,për gazetën “Kosova Sot’, thotë se kjo është një Gjykatë e padrejtë, e vendosur në mënyrë arbitrare nga BE-ja. “Themelimi i saj është bërë nga BE-ja për ta barazuar viktimën me xhelatin. Këtu po viktimizohen sërish shqiptarët, por kësaj here në paqe e jo në luftë, sikurse atëherë dhe kjo bëhet me qëllimin që mos ta lënë Serbinë të shkojë me Rusinë”, u shpreh ai. Ndërsa, qytetari tjetër Shyqyri Lushaku, nga komuna e Podujevës, me punë të përkohshme në Gjermani, për gazetën ” Kosova Sot’, thotë se edhe kjo Gjykatë do të dështojë, sepse edhe këta gjyqtarë, nëse Gjykata nis punën, do të korruptohen nga vendorët. Sipas tij, Gjykata ka qenë dashur që të themelohej në Kosovë e jo në Hagë.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.