UBT

Specialja as të enjten në Kuvend

/ 1 minutë lexim

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e saj të radhës.Edhe pse ishte thënë se në këtë mbledhje do të diskutohet dhe do të vendoset që në seancën e ardhshme të Kuvendit, të votohet për projektligjin për Gjykatën Speciale dhe ndryshimet kushtetuese, ajo nuk ka ndodhur.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të mbledhjen e ardhshme të Kuvendit ta mbajë të enjten, ku në interpelancë do të jetë kryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, transmeton Zeri.info.

Hidromorava

Votimi për Gjykatën Speciale ishte shtyrë në seancën e kaluar të Kuvendit, ku shefi i grupit parlamentarë të PDK-së, Adem Grabovci kishte kërkuar një gjë të tillë mbi arsyetimin se ende nuk ka ardhur nga Brukseli projektligji i përkthyer.

Si duket, projektligji nga Brukseli i përkthyer do të vonoj edhe për ca ditë. /Zeri/