Hidromorava

Specializantët me pagesë

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Të gjithë specializantët nga muaji i ardhshëm do të paguhen në formë page. Ata do të marrin nga rreth 400 euro. Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani pati premtuar se në vitin 2013 specializantët do t’i mbështesë financiarisht, duke ua mundësuar që specializimet t’u paguhen.

Specializantëve vullnetarë, para këtij vendimi, iu është dashur të paguajnë çdo vit nga 1 mijë euro, e që sipas specializantëve , ka qenë një ngarkesë mjaft e madhe për ta.

Drejtori për informim i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka deklaruar në fund të këtij muaji do të nënshkruhen aneks kontratat me gjithë specializantët, ku më pas ata do të mbështeten financiarisht.

“Në kuadër të përpjekjeve që po bën Ministria e Shëndetësisë për lehtësimin procesin e shkollimit specialistik, janë duke u përgatitur aneks kontratat me specializantët që janë pa pagesë në mënyrë që ata të kthehen me pagesë që në mënyrë më komode ta kryejnë specializimet, dhe pas përfundimit të mund të japin kontributin e tyre për sistemin shëndetësor të vendit”, tha Hoti.

Ndërkaq, doktorët të cilët tashmë janë duke specializuar, thonë se pagesa nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, për ta do të ishte e mirëseardhur, dhe e domosdoshme.

Sipas tyre, do të ishte një lehtësim i madh financiar për ta dhe familjet e tyre.

“Mendoj se vendimi për pagesë për specializantët është një vendim që duhet përshëndetur . Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, mendoj se ka marrë një iniciativë të qëlluar. Është një lehtësim shumë i madh për specializantët, i qëlluar dhe shumë i domosdoshëm për gjithë specializantët”, tha Mentor Syla, specializant, transmeton Rel.

Uji Dea

Por, ka edhe specializantë që nuk i janë gëzuar këtij vendimi të Ministrisë së Shëndetësisë.

Mimoza Krasniqi, specializante, ka bërë të ditur se me këtë vendim është në mes të zgjedhjes se a do të punojë apo do të specializojë.

“Unë jam e punësuar në institucion publik, në Qendër të Mjekësisë Familjare. Mua personalisht nuk më duket vendim i drejtë. Duhet të bëhet një zgjidhje tjetër në mënyrë që specializantët të mos e humbin vendin e punës. Mua nuk me konvenon ta lë vendin e punës, ose do të bie në pozitë që të zgjedh a dua të punoj apo të specializoj. Nuk mund të zgjedh mes këtyre dyjave, meqë kanë lidhshmëri të jashtëzakonshme”, u shpreh Krasniqi.

Derisa Faik Hoti ka një shpjegim për specializantët që edhe avancohen në shkollim edhe punojnë në të njëjtën kohë.

“Ka shumë mjekë që tashmë janë në vende pune aktualisht, por për shkak të ngarkesës që edhe të mbajnë vendin e punës edhe të ndjekin specializimet pa pagesë, atëherë ata do të zgjedhin nëse duan ta vazhdojnë vendin e punës apo të shkollohen më tej. Është në zgjedhjen e lirë të tyre se në cilën formë të avancimit do ta ndjekin”, tha ai.

E zyrtarë në ministrinë e Shëndetësisë thonë se mundësitë e sistemit shëndetësor nuk garantojnë se secilit specialist do t’i sigurohet vendi i punës, por ata shtojnë se duke qenë se specializimet zgjasin deri në 5 vjet, Ministria e Shëndetësisë pret të ndryshojë realiteti aktual.

Sidoqoftë dy vitet e fundit janë ndarë 532 specializime, çka do të thotë se është rritur dukshëm numri i mjekëve që iu është lejuar të specializojnë, krahasuar me vitet paraprake. /Telegrafi/