ARKATANA

Specialistët rekomandojnë kujdesin maksimal nga vapa

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Enver Murtezi shef i emergjencës në Gjilan tha për rajonipress se vapa e madhe që po mbretëron ditëve të fundit e ka rritur numrin e pacientëve të cilët kërkojnë ndihmë. Murtezi rekomandon moshat e shtyra dhe ata me sëmundje kronike që të kenë kujdes maksimal dhe mos t`i ekspozohen diellit.

Në emergjencën e Gjilanit është rritur numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë. Kështu thotë Enver Murtezi shef i reparti të emergjencës në spitalin e Gjilanit.

Murtezi tha për rajonipress se pas vapës së madhe që po mbretëron këto ditë kemi një rritje të shtimit të pacientëve që i drejtohen emergjencës.”Ne jemi të përgatitur për të pritur çfarëdo fluksi dhe kemi edhe barnat e esenciale , por na ndodhë që ndonjëherë pacientët edhe vet të blejnë barnat për shkak se kemi mungesë të tyre” thotë Murtezi.

Murtezi tha se derisa është kjo vapë preferohet që moshat e shtyra dhe ata që janë me sëmundje kronike mos t`i ekspozohen diellit, sidomos gjatë orëve 11.00 – 16.00. Murtezi ka një këshillë edhe për ata që i drejtohen pishinave për tu freskuar.”Edhe ata pushues që frekuentojnë pishinat-bazenet duhet të kenë kujdes maksimal që mos t`i ekspozohen diellit. Tani e kemi edhe kohën e dasmave dhe të ahengjeve të ndryshme dhe unë apelojë tek të gjithë që të kenë kujdes me përdorimin e ushqimit”.

KKVITI

Murtezi thotë se vitin e kaluar ka pasur helmime të shumta pikërisht nga helmet nëpër dasma dhe ahengje.

Edhe, Xhevat Demiri shef i reparti të Infektologjisë thotë se këto ditë të nxehta është e atakuar mosha e vjetër të cilët kërkojnë ndihmë kryesisht në orët e vona të natës.

Demiri tha se të moshuarit duhet kryesisht të freskohen me ujë sepse është i vetmi që e rehidron-kompenson organizmin” ./rajonipress/

Mund të ju interesoj: