GRANDEMALL

Speci i kuq djegës mund të ketë çelësin për luftimin e sëmundjes së kancerit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Një përbërës aktiv tek specat e kuq djegës mund të ketë çelësin e luftimit të kancerit të gjirit. Shkencëtarët në Universitetin Ruhr-University në Gjermani kanë zbuluar se kapsaicin, një përbërës tek specat e kuq djegës, shkakton vetë-shkatërrim të qelizave kancerogjene.

Ky përbërës mund të jetë gjithashtu efikas edhe për kancerin e zorrës së trashë, kockave dhe të pankreasit.Por, para se të përvëloheni nga ushqimet djegëse, duhet të dini se ai nuk është efikas kur merret nga speci i kuq djegës siç është, nëse thithet apo injektohet.

Shkencëtarët kanë zbuluar se kapsaicin është më efikas kur merret në formën e pilulës dhe bashkëngjitet tek një tjetër ilaç kundër kancerit. Gjatë studimit, shkencëtarët trajtuan mostra të qelizave të kancerit të gjirit, të marra nga njerëzit, me ingredientin djegës, për të zbuluar më shumë në lidhje me aftësinë e tij për t’i shkatërruar ato shkruan Shendeti.

FITORJA

Në një artikull të publikuar tek revista Kanceri i gjirit, dr. Lea Weber, shkruan: Kapsaicin është i aftë të nxisë apoptozën (vdekjen e qelizave) dhe të parandalojë rritjen e qelizave kancerogjene në disa lloje kanceri, për shembull, kanceri i zorrës së trashë, osteoarkoma dhe qelizat e kancerit të pankreasit, ndërkohë që qelizat normale mbeten të padëmtuara.

Ekipi mendon se kur përbërësi kapsaicin shkon tek një qelizë kancerogjene, ai ngjitet vetë tek membrana qelizore dhe transformohet në një receptor qelizor i quajtur TRPV1.

TRPV1 është një receptor që kontrollon cilat substanca – si kalciumi dhe natriumi – mund të hyjnë dhe të dalin nga qelizat kancerogjene. Në momentin që TRPV1 zëvendësohet nga përbërësi kapsaicin, qelizat kancerogjene fillojnë të vetë-shkatërrohen. Sa më shumë qeliza kancerogjene të shkatërrohen, aq më shumë ndalet përhapja e tumorit. Në luftën kundër kancerit, ky studim mund të jetë më i rëndësishmi deri tani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.