UBT

Specat, pesë arsye pse duhet t’i konsumojm

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Specat përmbajnë shumë substanca ushqyese dhe të shëndetshme, siç janë vitamina C, vitamina A dhe beta-karoten, të cilat ndihmojnë organizmin në shumë aspekte.

Speci po ashtu përmban pak yndyra dhe kalori dhe nuk rritet niveli i kolesterolit të keq në trup. Pasi që përmban vitamina, që përbën efekt pozitiv të mos harrojmë edhe ilaçin e shijshëm natyral për shumë sëmundje. Në vazhdim ju sjellim disa arsye pse duhet ta përfshini specin në ushqimin tuaj ditor.

Forcon metabolizmin

Speci është veçanërisht efikas kur është në pyetje humbja e kilogramëve, sepse përmban shumë pak kalori (23 kaloi për filxhan). Speci po ashtu rrit metabolizmin me uljen e triglicerideve, ndihmon në djegien e kalorive dhe mbajtjen e kolesterolit në kontroll, transmeton koha.net. Speci po ashtu parandalon shumë çrregullime tretëse të cilat shkaktojnë sekretimin e lëngjeve tretëse.

Veçoritë antioksidative

Radikalet e lira të pranishme në trup janë përgjegjëse për shkaktimin e dëmtimit qelizor, dëmtimin e nervave dhe damarëve të gjakut. Speci është burim i pasur i vitaminave A dhe C, të cilat janë antioksidantë të fortë. Këta antioksidantë ndihmojnë në luftën kundër radikaleve të lira në trup dhe ndihmojnë në shërimin e sëmundjeve të zemrës, osteoartritit, astmës bronkiale, kataraktit etj.

ARKATANA

Parandalimi i kancerit

Është vërtetuar që konsumimi i specit ofron mbrojtje të caktuar nga kanceri, nëse konsumohet si ushqim i rregullt, përcjell koha.net.

Largon dhimbjen

Kapsaicina që gjendet në spec bllokon bartjen e dhimbjes nga lëkura në palcë kurrizore. Kjo në mënyrë efikase ndihmon në shërimin e nevralgjisë, dhimbjes së lidhur me herpes zosterin dhe traumën postoperative të amputacionit, duke çliruar nga dhimbjet.

Forcon imunitetin

Speci është i pasur me vitaminë C dhe kjo stimulon rruazat e bardha të gjakut në luftë kundër infeksioneve. Kjo çon deri te forcimi i sistemit të imunitetit. Vitamina C dhe flavonoidet, të pranishme në spec, po ashtu parandalojnë problemet e frymëmarrjes siç janë inflamacionet e mushkërive, astma dhe frymëmarrja e rënduar. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.