Specat janë në gjendje t’i largojnë sëmundjet më të rënda
Janë të shkëlqyeshëm për shëndetin e enëve të gjakut, ndihmojnë në uljen e shtypjes së gjakut dhe zvogëlojnë rrezikun nga paraqitja e dromcave të gjakut, shkruan gazeta “Zëri”.
Specat djegës përmbajnë fibra ushqyese, si dhe shumë vitamina e minerale. Substanca më e rëndësishme që e përmbajnë specat është një lloj alkaloidi, që duhet kapsaicina. Kjo substancë ua jep specave djegësinë, ndërsa më së shumti gjendet në brendi të specave. Dhe sa më djegës që të jenë specat, aq më të shëndetshëm janë. Por a e dini se çfarë janë në gjendje të bëjnë specat djegës për shëndetin tonë.
Fillimisht, ata janë idealë për forcimin e imunitetit, si dhe për nxitjen e qarkullimit të gjakut në trup. Po ashtu janë të dobishëm kundër inflamacioneve, alergjive dhe infeksioneve. Ndihmojnë edhe te problemet me kanalet e frymëmarrjes dhe zbusin dhimbjet.
LEXO EDHE: Nëse dëshironi ta rregulloni peshën ja çfarë duhet të hani
Një tjetër dobi e specave djegës është se ngrenë disponimin, sepse çlirojnë hormonet si serotonina dhe endorfina. Janë të shkëlqyeshëm për shëndetin e enëve të gjakut, ndihmojnë në uljen e shtypjes së gjakut, zvogëlojnë rrezikun nga paraqitja e dromcave të gjakut, baraspeshojnë nivelet e larta të kolesterinës në gjak, nxisin oreksin, përmirësojnë tretjen dhe punën e zorrëve.
Përveç kësaj, ndihmojnë në rregullimin e peshës së tepërt, pengojnë paraqitjen dhe përhapjen e sëmundjeve kancerogjene dhe ndikojnë si afrodiziakë./ZERI


