FITORJA

Specat djegës ruajnë zemrën

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Hulumtuesit kanë zbuluar që përbërësit e specit të thatë të bluar, por edhe i llojeve të freskëta djegës dhe jodjegës mund të ulin tensionin e lartë të gjakut dhe nivelin e kolesterinës në gjak.

Studimi i kryer në Universitetin e Hong-Kongut është fokusuar në familjen e substancave të njohur si kapsaicinoide, të cilat specave ua japin djegësinë.

Zbulimet tregojnë që specat djegës kanë potencial të madh në mbrojtjen nga sëmundjet e zemrës, të cilat janë shkaku numër i një i vdekjeve në vendet e zhvilluara.“Tani kemi pasqyrë shumë më të mirë për efektet e specave në gjene dhe në mekanizmat e tjerë që rregullojnë nivelin e kolesterinës dhe shëndetit të enëve të gjakut. Ky është një nga hulumtimet e para që ofrojnë një informatë të tillë”, tha autori i studimit, dr. Zhen-Yu Chen.

Në hulumtim kanë marrë pjesë dy grupe të brejtësve të cilëve u është dhënë ushqimi i pasur me kolesterinë, nga të cilët njërit grup si shtesë e ushqimeve u janë dhënë lloje të ndryshme të kapsaicinoideve.

Eco Higjiena

Është zbuluar që substancat në mëlmesa ulin nivelin e kolesterinës “së keqe”, ashtu që reduktojnë mundësinë për akumulimin e tij në organizëm.

Po ashtu, ata bllokojnë një gjen i cili nxit kontraktimet e artereve dhe redukton qarkullimin e gjakut deri te zemra dhe organet e tjera, për ç’arsye muskujt relaksohen dhe zgjerohen duke mundësuar qarkullim më të mirë.

“Kemi konkluduar që kapsaicinoidet u sjellin shumë dobi shëndetit të enëve të gjakut. Megjithatë, nuk u rekomandojmë njerëzve të fillojnë të përdorin speca chilli pa asnjë kontroll. Të ushqyerit e mirë është çështje e balancës dhe specat nuk mund të jenë zëvendësim për ilaçet kundër sëmundjeve të caktuara”, tha dr. Chen.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.