RCCOLA

Spastrimi me letra i veriut të Mitrovicës

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Organizimi i zgjedhjeve lokale në Mitrovicën e veriut pritet të legjitimojë komunën e re me shumicë dërmuese serbe për shkak se shqiptarët e kësaj pjese që janë larguar gjatë dhe pas luftës në jug të qytetit, janë regjistruar si votues në pjesën jugore të Mitrovicës.

Deri në luftën e fundit, në veri të Mitrovicës, sipas zyrtarëve institucionalë, demografia etnike ka qenë e përafërt, ndërsa pas luftës në atë pjesë të vendit jetojnë vetëm rreth 500 shqiptarë, përkatësisht rreth 20 mijë serbë.

Mobi Casa

Përbërja aktuale e popullsisë në veri të Mitrovicës, nëse institucionet nuk u mundësojnë shqiptarëve të dëbuar që të kthehen dhe të regjistrohen para zgjedhjeve si banorë të veriut, do të legjitimojnë një komunë etnike serbe (Tribuna).