Fundamenti

Spanja pengon Universitetin “Kadri Zeka” të marrë pjesë në projektin Erasmus Mundus

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Ambasada e Spanjës në Shkup ka refuzuar kërkesën për vizë të rektorit të Universitetit “Kadri Zeka”, Arben Dërmaku, për të marrë pjesë në një aktivitet të projektit të Komisionit Evropian, Erasmus Mundus, për vendet e Ballkanit Perëndimor(Erasmus Mundus GreenTech Western Balkans), në Universitetin e Vigos në Spanjë, më 27 dhe 28 tetor. Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan është partnerë me të drejta të plota në programin Erasmus Mundus GreenTech Western Balkans, dhe ka ftesë zyrtare që përfaqësuesi i tij të merr pjesë në këtë aktivitet.

Rektori, Arben Dërmaku, tha se “refuzimi i kërkesës për vizë nga ana e Spanjës, do ta dëmtoj shumë Universitetin “Kadri Zeka” të Gjilanit, në pjesëmarrjen në programe të rëndësishme të Komisionit Evropian, siç është projekti Erasmus Mundus, që i dedikohet zhvillimit të universiteteve të Ballkanit Perëndimor.

ARKATANA

Aq më tepër, ky refuzim është shumë i padrejtë, kur Universiteti “Kadri Zeka” është anëtar me të drejta të plota i këtij programi”, tha rektori Dërmaku, duke kërkuar nga Spanja që të ndryshoj qëndrim.

Universiteti “Kadri Zeka” shpreson se do të ketë një reflektim pozitiv nga ana e autoriteteve spanjolle, si dhe në angazhimin e zyrtarëve të Universitetit të Vigos dhe Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, të cilat janë njoftuar me rastin./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.