Fundamenti

Spanja del me dy kërkesa, një për Kosovën dhe një për Serbinë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Diplomati spanjoll që përfaqëson politikën e Madridit zyrtar në Serbi, Raul Bartolome Molina, ka thënë se Kosova duhet ta formojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, sipas tij për të normalizuar raportet në mes të dy vendeve.

Molina këtë deklaratë e ka bërë gjatë një takimi me Borko Stefanoviq.

Eco Higjiena

Ambasadori spanjoll gjithashtu ke theksuar se do të ishte e dobishme për Serbinë që të harmonizojë politikën e saj të jashtme me politikën e jashtme të BE dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë, në mënyrë që të lehtësojë pozicionin e vet të politikës së jashtme./eo/