UBT

Spalletti e ngrit në qiell Rrahmanin: Me meritë e ka fituar vendin e titullarit, është mbrojtës i kompletuar

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Napoli ka marrë edhe fitoren e tetë në po aq ndeshje në Serie A duke bërë një start perfekt.

Skuadra e udhëhequr nga trajneri italian Luciano Spalletti ka mposhtur Torinon me rezultat minimal 1-0.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka luajtur titullar edhe në këtë takim duke treguar formë fantastike.

Rrahmani tanimë është bërë një titullar i rregullt te Napoli duke ia zënë vendin grekut Kostas Manolas.

Trajneri i Napolit, Luciano Spalleti ka folur pas fitores ndaj Torinos edhe për kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmanin.

Uji Dea

Spalletti e ka lavdëruar shumë Rrahmanin, duke thënë se me meritë e ka fituar vendin e titullarit dhe se është një mbrojtës i kompletuar.

“Rrahmani është një lojtar që e ka fituar me meritë vendin e titullarit. Është një lojtar me nivel të lartë”.

“Amiri është një mbrojtës i kompletuar, është e vështirë të gjesh anën e dobët të tij sepse ai ka pozicionim të mirë, fizik, ndikim në lojë dhe është një djalë i disponueshëm në çdo rast”, deklaroi trajneri italian.

Rrahmani këtë edicion ka zhvilluar gjashtë ndeshje me Napolin mes kampionatit dhe Ligës së Evropës ku ka shënuar edhe dy gola. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.