Spahiu: Pa ndërkombëtarët, nuk zhbllokohet ngërçi
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, do të mbahet më 12 shtator, kjo u vendos pas një takimi të mbajtur mes partive politike, dhe kryesueses së seancës, Flora Brovina.
Njohësi i çështjeve politike në vend, Nexhmedin Spahiu, konsideron se çështja e zgjedhjet së kryeparlamentarit do të zvarritet edhe për një kohë, pasi që sipas tij, në këtë rast është treguar papjekuri nga ana e akterëve politikë të vendit.
“Vështirë është me e pa, nuk mund të hyjmë në vëmendjen e akterëve politik, por besoj se loja me zgjedhjen e kryeparlamentarit do të zvarritet edhe për një kohë, përderisa do të ketë një ndërhyrje prej qeverive të perëndimit. Po shihet që Kosova, sado që po na lënë me vendos vet ne po tregojmë që nuk jemi pjekur, sa herë po na jepet shanca ne po tregojmë papjekuri”, ka thënë Spahiu për Indeksonline.
Spahiu, duke folur për vendimin e Kushtetueses, tha se është pikërisht ky institucion që ka quar vendin në krizë politike.
“Këtu ka qenë vendimi joprofesional i kushtetueses, është ajo që ka shkaktu kushtetuesja, shumë më shumë i besoj një gjykatësi profesionalit siç është Caroline, se sa të tjerëve që kanë marrë pjesë, e që e kanë dhënë një opinion krejt tjetër, po shihet se ky vendim nuk e ka quar ky vendim drejt zgjedhjes që është vendim moral e obligim i Kushtetueses, por përkundrazi është krijuar ngërçi politik”, ka shtuar Spahiu. /Indeksonline/


