Spahiu: Në Gjykatën e Kamenicës palët flasin në gjuhën e tyre

Kamenicë – Zijadin Spahiu, përgjegjës i gjykatës themelore dega në Kamenicë, ka thënë se në fillim të çdo seance palët njoftohen me të drejtat e përdorimit të gjuhës amtare, të gjitha palët përveç përkthimit simultantë gjitha shkresat i marinë në gjuhen e tyre amtare. Si problem kryesor e kemi mungesën e përkthyesve, sepse gjykata komunale ka vetëm një përkthyes, mirëpo ne këtë nuk e marrim si pretekst që palëve të mos ju sigurohet përkthimi adekuat, ka thënë Spahiu.
Në kuadër të projektit “Monitorimi i rasteve të kontesteve pronësore, zbatimi i gjuhës në seanca dhe përmirësimi i pjesëmarrjes së komuniteteve jo-shumicë në sistemin e drejtësisë ”, është mbajtur tryeza e dytë rrumbullaket me temën “Zbatimi i dygjuhësisë ne institucionet gjyqësore”.
Në këtë tryezë morën pjesë përfaqësues të Gjykatës themelore, institucioneve komunale, organizatat e shoqërisë civile, qytetarë, të rinjtë dhe media lokale.
Besime Tusha, projekt menaxhere në fillim të tryezës ka njoftuar të pranishmit me qëllimin e sigurimit të përputhshmërisë së gjuhës dhe zbatimin e të drejtave pronësore, gjithashtu qasjen e qytetarëve në sistemin e drejtësisë dhe ngritjen e njohurisë për komunitetet jo-shumicë në lidhje me të drejtat e tyre pranë Degës së Gjykatës Themelore në Kamenicë.
Ndërsa, Zijadin Spahiu, përgjegjës i gjykatës themelore dega në Kamenicë, ka thënë se në fillim të çdo seance palët njoftohen me të drejtat e përdorimit të gjuhës amtare, të gjitha palët përveç përkthimit simultantë gjitha shkresat i marinë në gjuhen e tyre amtare. “Si problem kryesor e kemi mungesën e përkthyesve, sepse gjykata komunale ka vetëm një përkthyes, mirëpo ne këtë nuk e marrim si pretekst që palëve të mos ju sigurohet përkthimi adekuat”, ka thënë Spahiu.
Gjykatësja Valbona Dërvodelli, ka thënë se mungesa e përkthyesve na krijon probleme në mbajtjen e seancave pasi qe në të njëjtën ditë, kohë kemi seanca me lëndë penale dhe civile, ndodhë që për këtë arsye të shtyhen seancat, ndërsa sa i përket përdorimit të dygjuhësisë gjatë seancave deri me tani e kemi zbatuar në përpikëri.
Në këtë tryezë kontributin e tyre e dhanë : Gjykatësi Burim Shala, përkthyesi i gjykatës Musa Ahmeti, si dhe qytetarët Ramadan Ajvazi, Daut Maliqi, Rexhep Hasani, Sylejman Morina etj.
Në fund të tryezës dolën konkluzionet dhe rekomandime të përbashkëta lidhur me përdorimin e dygjuhësisë në sistemin e drejtësisë. Kjo tryezë u organizua në kuadër të projektit “Monitorimi i rasteve të kontesteve pronësore, zbatimi i gjuhës në seanca dhe përmirësimi i pjesëmarrjes së komuniteteve jo-shumicë në sistemin e drejtësisë ”, që implementohet nga OJQ “NOPM” dhe financohet nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC), me fonde nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). /rajonipress/