ARKATANA

Spahiu: Mos lejoni asnjëherë që mendjet dhe zemrat tona kolektive, të jenë të pa ndjeshme ndaj kësaj fatkeqësie

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Mos besimi nga qytetarët dhe spekulantët e pa ndërgjegjshëm se nuk ka virus, është rezultati më i hidhur i 24 orëve të fundit me 12 të vdekur nga virus Covid-19. Ngushëllime të gjitha familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre nga virusi që ka përfshirë gjithë botën ka shkruar Sami Spahiu.

Postimi i plotë i Sami Spahiut

A është e thanën që qytetarët tanë duhet të përfshihen në çdo çështje për të besuar në faktet dhe këshillat që japin ekspertët në fusha të caktuara, ose:
A duhet që çdo qytetar duhet të ketë virus që të bindemi se ka virus.
Mos besimi nga qytetarët dhe spekulantët e pa ndërgjegjshëm se nuk ka virus, është rezultati më i hidhur i 24 orëve të fundit me 12 të vdekur nga virus covid-19.
Ngushëllime të gjitha familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre nga virusi që ka përfshirë gjithë botën.

KUJDES KUJDES KUJDES

Këto numra dhe statistikat në nivel kombëtar që aq lehtë i shkruajmë, i lexojmë dhe i krahasojmë mes qyteteve tona, por mos harroni se këto viktima nuk janë vdekur pa vuajtje dhe pa dhimbje, ku dhjetëra familje në Kosovë kanë humbur më të dashurve e tyre.

Mobi Casa

Mos lejoni asnjëherë që mendjet dhe zemrat tona kolektive, të jenë të pa ndjeshme ndaj kësaj fatkeqësie që ka përfshirë krejt botën, përderisa ende jemi në kohë PANDEMIE!

KUJDES

Respektoni rregullat e Institutit Shëndetit Publik të Kosovës
Distancë sociale, mos dilni në ambiente ku mundë të mos respektohet distanca sociale dhe masat parandaluese kundër covid-19. Bartja e maskave është obligim për ju dhe shpëtim për të tjerët.

Kosova ka shansin e FUNDIT që të përballojë me ma lehtësi këtë pandemi që ka përfshirë krejt botën.
Për çdo nevojë, problem apo shërbim,
☎️THIRRNI NË NUMRAT EMERGJENT
#112 Qendrën Operative Emergjente
#194 EMERGJENCA e ndihmës së shpejtë mjekësore
#192 POLICIA e Kosovës
#193 ZJARRFIKËSAT

Sami SPAHIU
Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.