RCCOLA

Spahiu: Kurti ka dhënë sinjale që s’do ta pranojë Asociacionin

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet ditën e nesërme në Tiranë.

Në një intervistë në Euronews Albania, ai theksoi se ka burime që Kurti ka dhënë mesazhe se nuk do e pranojë asociacionin.

Më tej ai nënvizoi se Kurti po luan me dy standarde gjë që sipas tij është në dëm të Kosovës.

Mobi Casa

“Të gjithë burimet nga Berlini janë se Albin Kurti ka dhënë mesazhe se nuk do ta pranojë asociacionin. Ka dy rrugë ose do i mbash me dhunë serbët në Veri ose do bashkëjetosh me ta. Ne nuk na intereson një plan B i amerikanëve dhe i evropianëve”.

“Albin Kurti duhet patjetër të japë garancinë e bërjes së Asocacionit brenda kompetencave kushtetuese që ai mundohet ta shmangë. Pra loz me dy standarte. Nuk mund të ketë dy qasje, është vetëm një zgjidhje e cila duhet t’i hapë rrugë dialogut. Vuçiq po luan shah mat. Nëse nuk do hapet dialogu Kosova nuk do të përfitojë as nga fondet, as nga heqja e sanksioneve”, deklaroi Spahiu.