FITORJA

Spahiu: Kërcënimin e Vjosa Osmanit ndaj Macron do e vuajë populli i Kosovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar deklaratat e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani në drejtim të presidentit të Francës Emmanuel Macron lidhur me politikën e vizave për Kosovën.

Sipas Spahiut, pasojat do t’i vuajë populli i Kosovës. “Ajo që ndodhi në Slloveni dhe deklarata e Macron është një nga mesazhet më të rënda për Kosovën që nga krijimi i shtetit, se aktualisht Kosova është i vetmi shtet në botë nën sanksionet e SHBA dhe BE, vend që është i krijuar nga vetë Perëndimi dhe vetë ai e ka sanksionuar, jo për popullin por qeverinë. Të ishte në një shtet tjetër Osmani do rrezikonte pozicionin e saj. Shteti i Kosovës është krijesë e Perëndimit.

ARKATANA

Osmani ka përdorur një terminologji që kreut të shtetit nuk i shkon, duke thënë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë vdes. Është një lloj çmendurie, deklarata e Osmani, duke kërcënuar perëndimin se nëse nuk jep vizat për Kosovën, ne pezullojmë dialogu. Kosova nuk e ka luksin për t’i bërë karshillëk Parisit, Berlinit, Uashingtonit. Është një lloj vetëvrasjeje, jo për Vjosën, por dëmi që i sjell popullit të Kosovës. Nga hapat e gabuar që hedhin këta njerëz dëmtohet popull i Kosovës, rrezikohet izolimi përmes pezullimit të vizave”, tha Spahiu./Euronews.al

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.