UBT

Spahiu: Kemi pasur mbi 20 raste kur qeveritë tona kanë vepruar jo në përputhje me qëndrimin amerikan

/ 2 minuta lexim
HW

Ish ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Avni Spahiu, në “Frontal” ka thënë se ka pasur mbi 20 raste kur qeveritë nuk i kanë ‘dëgjuar’ Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Me Amerikën kemi pasur disa rënie që për fat nuk kanë ndikuar në përkeqësimin e marrëdhënieve, por në vitet e fundit, dhe jo vetëm nga kjo qeveri, ka pasur disa neglizhenca, të cilat kanë pasur një impakt në këto raporte dhe prandaj qe krijuar bindja qe marrëdhëniet nuk janë shumë të mira. Kemi pasur mbi 20 raste kur qeveritë tona kanë vepruar jo në përputhje me qëndrimin amerikan dhe kjo duhet të përmirësohet sepse për ne është jetike të ruhen raportet me SHBA-të”, tha Spahiu në t7.

Hidromorava

Ai tha se çdo ftohje e raporteve mes Kosovës e SHBA-së do të merrej me kënaqësi në Serbi, ndërsa tha se Serbia duhet ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.

“Çdo ftohje e raporteve me SHBA-të do të merreshin me kënaqësi në Serbi. Ky rikonfirmim tregon që aleanca, partneriteti me SHBA-të është konstant dhe i pandryshueshëm dhe Serbia duhet ta dijë që në rrugëtimin tonë ne jemi me Amerikën dhe se kemi një mbështetje në këtë drejtim dhe Serbia duhet të bindet me këtë realitet dhe ta njohë Kosovën si shtet i pavarur”, tha ish ambasadori.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.