Fundamenti

Spahiu: Çfarë fshihet pas lëvizjes së Kurtit për t’u përplasur me Serbinë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Juristi Kreshnik Spahiu, këtë të martë ka folur për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës në lidhje me ndalimin e dinarit serb. Spahiu tha se vendimi është i ligjshëm dhe i drejtë, por çështja ku duhet të ndalemi është se përse kryeministri i Kosovës e ka hapur pikërisht në këtë moment këtë çështje.

Sipas tij Albin Kurti nuk ka hapur vetëm këtë çështje, por edhe të tjera, ndërsa shtoi se ndërkombëtarët janë të shqetësuar se Kurti e solli axhendën e heqjes së dinarit nga qarkullimi në një moment ku do të prishi marrëveshjen dhe dialogun i cili pritej të ekzekutohej në fillim të 2024.

“Shqetësimi i partnerëve ndërkombëtarë që janë pjesë e çlirimit dhe themelimit të shtetit të Kosovës është ky, Albin Kurti e ka sjellë në axhendë heqjen e dinarit nga qarkullimi në një moment kur do të prishë marrëveshjen dhe dialogun i cili pritej të ekzekutohej në fillim të vitit 2024.

ARKATANA

Në një moment ku janë hedhur hapat kryesor me targat apo me një proces që do të lidhej me asociacionin e serbëve. Në këtë moment krijohet një konflikt i paqenë, i cili ka 15 vite që pret. Ai u hodh për 16 orë pa dijeninë e askujt në një moment që pengon dialogun.

Tani kjo i shërben Kosovës apo për interes të Vetëvendosjes? Askush s’mund të thotë sot se Kosova fiton nëse vazhdon sanksionohet nga NATO nga Bashkimi Evropian dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova humb nga mosekzekutimi i marrëveshjes së Ohrit dhe projekti franko-gjeman”, tha juristi Spahiu në Euronewsal.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.