Eko Higjiena

Sovrani i mashtruar, politikanët e pandëshkuar

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Sipas analistëve politikë dhe subjekteve politike në opozitë, është një fat i keq për Kosovën, që qytetari ende nuk është bindur që të ngrihet dhe ta ndëshkojë përjetësisht një soj të tillë të politikanëve të pabesë dhe të pasinqertë.

Praktika e deritanishme e mungesës së llogaridhënies dhe të përgjegjësisë të të zgjedhurve në krye të institucioneve të vendit, atyre që besimin e kanë marrë me votën e qytetarëve, po vazhdon të dëshmojë se politikanët e Kosovës nuk janë aspak të lidhur me qytetarin, me atë që e mashtrojnë dhe ia marrin votën, por vetëm me grupet e ngushta klienteliste dhe ruajtjen e interesave personale.

Politikani i Kosovës ende është i lidhur vetëm me kolltukun që e zapton, ngase pas marrjes së besimit qytetar, me plot mashtrime elektorale, jo rrallë edhe me blerje e vjedhje të votave, krijohet bindja se të tillët as nuk i marrin votat për t’ u shërbyer qytetarëve, por për t’u rehatuar në pushtet sa më gjatë dhe me çdo kusht, veten e tyre, militantët e rrethit të ngushtë partiak dhe klientelen e tyre kriminale.

Mobi Casa

Sipas analistëve politikë dhe subjekteve politike në opozitë, është një fat i keq për Kosovën që qytetari ende nuk është bindur që të ngrihet dhe ta ndëshkojë përjetësisht një soj të tillë të politikanëve të pabesë dhe të pasinqertë. “Kjo klase politike e ka shpërfillur kaherë votën e qytetarit. Nga ana tjetër, ne ende kemi edhe elektorat jo edhe aq të mjaftueshëm të edukuar në atë frymën e fuqishme shtetërore që të mund të vendosë për ndryshime rrënjësore, duke ndëshkuar mashtruesit me votën e tij”, thekson Blerim Burjani.

Manipulimi me elektoratin Sipas Burjanit, kjo klasë politike në pushtet, për fat të keq, ka arritur ta manipulojë një pjesë të ndjeshme të elektoratit dhe tanimë është shumë e lidhur në mënyrë individuale me elektoratin, duke i premtuar vazhdimisht për angazhimet e tyre në të ardhmen, se ata do të përkrahin atë apo këtë grup të qytetarëve dhe grupet e tjera të interesit. “Pra, ende ekziston një manipulim masiv i kësaj klase politike, madje pa dallim, në pozitë dhe opozitë, duke bërë për vete elektoratin përmes gënjeshtrave nga më të ndryshmet që dinë t’i artikulojnë dhe t’i dizajnojnë. Kjo situatë do të vazhdojë të mbetet e tillë derisa ta kemi një elektorat ku interesin e sheh në mënyrë të zgjidhjes së disa problemeve individual, por jo kolektive. Pra, edhe partitë politike po e shfrytëzojnë ende këtë mundësi dhe po bëjnë manipulim me individët, përderisa pasojat e rënda për shoqërinë po i pëson më vonë i gjithë kolektiviteti”, tha analisti politik Blerim Burjani.

Ai ka pohuar se derisa nuk ka edukim më të mirë të votuesit për të gjykuar më drejt për interesin kolektiv, edhe shteti i tanishëm do të duket si shtet njëpartiak- si një shtet i sistemit të kaluar monist. “Prandaj, kjo klasë politike ka sjellë zhvillimin e një shteti që thjesht është vetëm një lloj shteti partiak dhe familjar, sepse në vend se elektorati të vendosë se kush duhet të udhëheqë, vendin po arrin ta udhëheqë anarkia. Vetëm kështu mund të shpjegohet gjendja e vështirë në sundimin anarkik që po e përjetojmë sot në Kosovë, por jo demokratik”, tha Burjani për “Kosova Sot”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.