Uji Dea

Southamptoni përgatit ofertë për të mahnitshmin Armando Broja

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Southamptoni është duke e përgatitur një ofertë prej rreth 30 milionë eurove për sulmuesin shqiptar të Chelseat, Armando Broja.

Përfaqësuesi i Shqipërisë Broja është duke e kaluar këtë sezon në huazim të Southamptoni dhe deri tani ka lënë mbresa të mëdha, raporton Gazeta Express.

Prandaj klubi nga Hampshire dëshiron ta bëjë 20-vjeçarin të vetin, duke ia ofruar Chelseat rreth 30 milionë euro, sipas ekspertit të tregut të transferimeve, Fabrizio Romano.

Sipas Romanos, Southamptoni do t’ia paraqesë Chelseat ofertën për Brojën shumë shpejt.

Chelsea është shprehur në të kaluarën se Broja është i pashitshëm dhe duke e parë edhe qëndrimin e trajnerit të të kaltërve, Thomas Tuchel, vështirë se oferta e Southamptonit do të pranohet.

Hidromorava

Trajneri gjerman e adhuron shqiptarin dhe së fundmi e tha qartazi: “Broja është lojtari ynë”.

Broja, i cili i ka shënuar 5 gola dhe e ka dhënë një asist në 18 paraqitje për Southamptonin në Premierligë këtë sezon, pritet të rikthehet në Chelsea në fund të sezonit, kur edhe i mbaron huazimi në St. Mary’s.

20-vjeçari u zhvillua në akademinë e Chelseat dhe para se të huazohej në Southapmton verën e kaluar, e kaloi një sezon në huazim edhe te Vitesse në Holandë.

Broja i ka shënuar 3 gola në 10 paraqitje për Kombëtaren e Shqipërisë. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.