Sot vranët, fundjava parashihet me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit e lehtë deri mesatare.

Instituti bën të ditur se gjatë fundjavës parashihen reshje të shiut. /Telegrafi/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS