UBT

Sot vranët dhe me diell, nga java e ardhshme borë e acar

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.

Por, Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror ka paralajmëruar ndryshim moti nga java e ardhshme.

Eco Higjiena

ASHNA ka bërë të ditur se java e ardhshme do të jetë me mot dimëror dhe se temperaturat minimale pritet të zbresin deri në minus 8 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale deri në minus 1.

Po ashtu erërat e furishme veri–verilindore me shpejtësi deri në 20m/s, do të shkaktojnë ndjesinë e një acari të vërtetë, tipik për muajin janar.

“Devijimi stratosferik që tashmë ka ndodhur dhe ka afektuar vendet nordike të cilat po përjetojnë temperatura të ulëta madje deri -43°C, nga e hëna e javës së ardhshme për disa ditë me radhë pritet të shtrihet edhe në zonat e gadishullit ballkanik, duke sjellë edhe shtresa bore të cekëta të cilat do të mbulojnë edhe zonat urbane

Erërat e furishme veri – verilindore me shpejtësi deri në 20m/s, do të shkaktojnë ndjesinë e një acari të vërtetë, tipik për muajin janar, duke rezultuar me vështirësi në zhvillimin e aktiviteteve normale jetësore të qytetarëve”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/