Mobi Casa

Sot vendoset për Sulltanin e të tjerët

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në orën 11:00 të së enjtes do të dihet nëse katër persona që akuzohen për krime lufte do të dënohen ose do të lirohen. Të enjten (sot) do të shpallet aktgjykimi për Sylejman Selimin, Ismet Haxhën, Nexhat Qubrelin dhe Shefki Hyseni.

Të katërtit akuzohen se në vitin 1998 kanë kryer krime lufte në Kosovë. Shefki Hyseni akuzohet edhe për dhunim seksual ndaj një femre shqiptare. Avokatët e të akuzuarve presin aktgjykim lirues duke pretenduar se nuk janë paraqitur fakte që vërtetojnë se të pandehurit i kanë kryer veprat penale.

Uji Dea

“Ne presim nga gjykata që të sjellë aktgjykim të drejtë të ligjshëm dhe të besueshëm e i cili për Selimin mund të jetë vetëm aktgjykim lirues. Ne jemi të sigurt për këtë epilog ngase jemi të bindur se nuk është paraqitur asnjë provë me të cilat do të vërtetoheshin pretendimet e pabazuara të prokurorisë për kinse përfshirjen e gjeneral Selimit në këto veprime”, tha Tomë Gashi, avokat i Selimit.

Edhe Mahmut Halimi, avokat i Ismet Haxhës, tha se të enjten presin që klientët e tyre të lirohen.
“Deri më tani nuk janë paraqitur prova që implikojnë të akuzuarit se kanë kryer veprat me të cilat ngarkohen”, tha Halimi. Gjykimi ndaj Selimit, Haxhës, Qubrelit dhe Hysenit ka filluar para disa muajve në Mitrovicë dhe aktakuza ndaj tyre është ngritur në nëntor të vitit që shkoi…(Tribuna).