Eko Higjiena

Sot vendosët për rastin “Kleçka”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjykata Supreme sot vendos nëse ish komandanti e UÇK-së, Fatmir Limaj dhe nëntë ish-luftëtarët e tij janë fajtorë për veprat për të cilat që akuzohen nga Prokurori Mairizio Salustro ose jo.

Avokatët mbrojtës vlerësojnë se nëse do të respektohet drejtësia, atëherë do të jetë vetëm një aktgjykim, ai lirues për Fatmir Limajn dhe të tjerët.

Derisa, ekspertë ligjor thonë se duke parë lëndën dhe provat e paraqitura, patjetër se për të akuzuarit e rastit “Kleçka” do të duhej të vinte vetëm aktgjykimi lirues, shkruan KosovaPress.

UBT

Tomë Gashi, avokati i Fatmir Limajt, shprehet i bindur se duke i marrë për bazë provat e administruara në rigjykimin e këtij rasti, dhe nëse respektohet drejtësia, atëherë do të jetë vetëm një aktgjykim për Fatmir Limajn dhe nëntë ish bashkëluftëtarëve të tij, e ai është lirues.

Gashi thotë se prokurori e ka thënë vet se e gjithë aktakuza është ndërtuar mbi bazën e një dëshmitari dhe deklaratave të tij, duke provuar t’i mbështesë me dëshmitarë të tjerë, por që gjithë i kanë ndërruar deklaratat e tyre, në seancën gjyqësore, nga ato të cilat i kanë dhënë tek prokurori, duke deklaruar se kanë qenë të kërcënuar, të shantazhuar nga prokurori, gjë të cilën e ka thënë edhe vet dëshmitari kryesor Agim Zogaj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.