RCCOLA

Sot, vendimi për paraburgimin e “Grupit të Drenicës”

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Prokurori Maurizio Salustro, i cili është duke hetuar “Grupin e Drenicës”, ka kërkuar që t’iu vazhdohet për shtatë të dyshimtëve edhe dy muaj paraburgimi dhe vendimi pritet të merret të dielën (sot), transmeton Telegrafi.

Salustro ka paraqitur kërkesë te gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Mitrovicës për t’ua vazhduar paraburgimin edhe për së paku dy muaj Sylejman Selimit, Sami Lushtakut dhe pesë bashkëluftëtarë të tyre, të cilët janë duke u hetuar për krime lufte nga Misioni Evropian për Sundim Ligji

Lajmin e ia ka konfirmuar Tomë Gashi, avokat i Selimit, i cili ka thënë se është njoftuar nga zyrtarët e EULEX-it se vendimi do të merret të dielën, më 23 qershor.

Uji Dea

Ai ka shtuar se nuk ka pasur asnjë arsye për caktimin e paraburgimit dhe nuk ka asnjë arsye që kjo masë të vazhdohet.

Nga arresti shtëpiak, pas kërkesës së prokurorit Salustro, atyre u ishte caktuar masa e paraburgimit para afro një muaji. Kjo masë skadon të hënën, më 24 qershor.