UBT

Sot protestojnë punëtorët e ish ndërmarrjeve shoqërore

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Të gjitha ndërmarrjet shoqërorë dhe punëtorët e saj në Gjilan do të protestojnë të enjten (sot) kundër procesit të privatizimit i cili në Anamoravë fatkeqësisht vetëm dëme ka sjellur thotë Aziz Azizi kryesindikalist.

Aziz Azizi, kryetar i Sindikatave të Rajonit të Anamoravës tha se protesta është gati dhe se pret pjesëmarrje të madhe të ish punëtorëve.

Ai tha se protesta mbahet në qendër të qytetit (para teatrit) dhe ka për qëllim të bëjë trysni mbi AKP që të paguaj të gjitha borxhet dhe obligimet e mbetura ndaj ish punëtorëve, raporton rajonipress.

GRANDEMALL

Azizi tha se procesi i privatizimit siç është bërë deri më tani ka qenë i gabuar dhe i dëmshëm për ekonominë kosovare dhe se një proces i tillë e ka dëmtuar më së shumti Rajonin e Anamoravës, duke dëmtuar rëndë edhe klasën punëtore.

”Askush nuk është kundër procesit të privatizimit, apo kundër Agjencionit Kosovar të Privatizimit (AKP), por në formën që është bërë, deri më tani, ky proces, jo që nuk i ka përmbush synimet, por ai ka qenë shkatërrues për ekonominë e vendit” tha Azizi.

Ndryshe kërkesat e kësaj proteste janë që ish punëtorëve tu paguhen pagat e mbetura, të krijohet fondi social dhe që të nis likuidimi i ndërmarrjeve shoqërore , meqë në Anamoravë asnjë prej tyre deri tani nuk e ka përfunduar këtë proces tha Azizi. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.