Sot pritet të vendoset për PTK-në

Komisioni Qeveritar për Privatizimin e PTK-së pritet të mblidhet sot, ku pritet të vendoset për fatin e privatizimit të 75 për qind të aksioneve të kësaj kompanie.
Gjatë këtij takimi pritet të dalë vendimi nëse privatizimi i kompanisë më fitimprurëse publike të Kosovës do të ecë më tej apo do të dështojë.
Mediat thotë se Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, favorizon opsionin e shtyrjes përpara të privatizimit, që nënkupton nënshkrimin e kontratës me blerësin – Konsorciumin AXOS- Najafi.
Qytetarit t’i mundësohet blerja e PTK-së
Organizata ‘Konsumatori’, ka bërë publike kërkesën dhe formën e privatizimit të PTK-së, ku kërkohet nga institucionet shtetërore që t’ ia mundësojnë qytetarit blerjen aksioneve të PTK-së.
Sipas kësaj organizate, me privatizimin e PTK-së nga vetë qytetari do të bashkoheshin një duzinë benefitesh dhe mbylljen e qarkullimit të gjithë masës financiare brenda tregut financiar të Kosovës.
Ata kanë propozuar që shteti, nëse e sheh me interes, sipas kushteve të parapara me Ligjin për partneritet Publiko-Privat, të merr pjesë në privatizim në partneritet me konsumatorin-taksapagues./Kosovapress/