Hidromorava

Sot pak vranët, kjo javë do të ketë rritje të temperaturave

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Java e ardhshme paraqitet me kushte stabile të motit dhe rritje të vlerave termike.

Nga e premtja parashihen riga shiu. Vikendi me rënie të temperaturave në të dy vlerat ekstreme dhe kushte për riga shiu dhe fjolla bore.

Sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale diellore.

Në mëngjes parashihen kushte për mjegull, kryesisht në ultësira.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindja.

Mot i vranët dhe me intervale diellore do të mbajë ditën e martë.

FIDANISHTJA

Në mëngjes do të ketë mundësi për mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 7-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4 metër për sekondë.

Ditën e mërkurë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale diellore. Në mëngjes paraqiten kushte për mjegull. Vranësira më të dendura parashihen rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 6-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindjes.

Mot i vranët dhe me intervale diellore do të mbajë ditën e enjte.

Në mëngjes në shumë zona paraqiten kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 7-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-3 metër për sekondë.

Ditën e premte do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 4-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes, thuhet në parashikimin e motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.