Hidromorava

Sot nis viti i ri shkollor në Kosovë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Në arsimin paruniversitar të Kosovës sot fillon viti shkollor 2023/24. Por, as ky vit shkollor nuk do të nis pa telashe. Vitin e kaluar ishte greva e mësimdhënësve, e cila nisi më 25 gusht, që la jashtë bankave shkollore nxënësit për plot një muaj.

Ndërsa, sivjet viti i ri shkollor po nis me probleme rreth furnizimit të nxënësve me tekste shkollore. Ministria e Arsimit i ka shpërndarë falas librat për nxënësit e shkollave fillore nga viti 2008. Por, këtë vit ky dikaster ka ndryshuar mënyrën e shpërndarjes së teksteve shkollore, për shkak të dështimit të marrëveshjes me shtëpitë botuese për furnizimin e shkollave me libra, për faktin se, siç thotë MASHTI, shtëpitë botuese kanë ofertuar çmime shumë më të larta se ato që i vendosin në libraritë e tyre.

Sivjet prindërit janë përgjegjës për blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore për fëmijët e tyre. Mjetet do të subvencionohen nga Ministria e Arsimit, pasi ata të kenë aplikuar në platformën online të Qeverisë E-Kosova. Ky vendim i ministrisë ka ngjallur reagime të shumta nga prindërit, sindikata e arsimit dhe opozita, të cilët e kanë vlerësuar si paaftësi dhe “eksperiment të gabuar”. Keqmenaxhim nga MASHTI mos furnizimin e nxënësve me libra shkollor e kanë vlerësuar edhe drejtorët kimunalë të arsimit. Platforma E-Kosova, ku prindërit kanë mundur të aplikojnë për subvencionimin e blerjes së librave, është hapur më 25 gusht – saktësisht një javë para nisjes së vitit të ri shkollor. Ministria e Arsimit ka marrë vendim që të ndajë nga 80 euro për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën dhe nga 30 euro për ata nga e gjashta deri në të nëntën, pasi këta të fundit i kanë të siguruara librat nga viti i kaluar. Për këtë Qeveria ka ndarë rreth 13 milionë euro.

Ministrja e këtij dikasteri, Arbërie Nagavci, ka njoftuar të enjten se kanë përfunduar procedurat e pagesës për grupin e parë të prindërve që kanë aplikuar deri më datë 29 gusht, e që janë mbi 81 mijë përfitues.

Uji Dea

Siç ka bërë të ditur ajo, numri i tërësishëm i aplikimeve deri tani është mbi 115 mijë dhe pjesa e mbetur do të trajtohen me grupin e radhës.

“Nga të gjitha këto aplikime, janë identifikuar vetëm 75 raste me gabime për të cilat prindërit do të njoftohen për rishikimet e nevojshme”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Ajo tutje ka ripërsëritur se aplikimi do të jetë i hapur gjatë gjithë muajit shtator në mënyrë që të asnjë nxënës për çfarëdo arsye të mos mbetet pa tekste shkollore.

Ndryshe, viti shkollor 2022/23 ishte përmbyllur në muajin qershor, viti i kaluar shkollor ishte karakterizuar me protesta dhe disa pakënaqësi nga ana e mësimdhënësve./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.