ARKATANA

Sot nis Festivali i Dramës Kombëtare “Talia e Flakës 2022”

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Edhe sivjet, në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit” do të mbahet Festivali i dramës origjinale shqipe “Talia 2022”, që nis më 23 janar dhe zgjat deri më 28 janar. Në natën e parë, më 23 janar, është paraparë që të jepet shfaqja “Viganët” me tekst të Visar Krushës e regji të Ilir Bokshit, ku do të paraqiten aktorët e Teatrit të Gjilanit. Nata e dytë është e rezervuar për shfaqjen “Aroma e Hënës” me skenar të Mehmet Krajës e regji të Rozi Kostanit, derisa në këtë shfaqje do të luajnë aktorët e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

“5 ditë mbret”, është shfaqja që do të jepet në mbrëmjen e tretë të Festivalit të Dramës Kombëtare në kuadër të “Flaka…2022”, ku skenarist është Stafan Çapaliku e regjisor Gjergj Prevazi. Kësaj radhe nga Shqipëria, Festivalin do ta nderojë trupa teatrore e Teatrit “Andon Zako Çajupi” nga Korça.

Në mbrëmjen e katërt do të paraqiten aktorët e Teatrit “Adriana” nga Ferizaj, me shfaqjen “Marksistët e Leninistët e Zvicrës” nga Jeton Neziraj e me regji të Blerta Nezirajt.

E në mbrëmjen e pestë do të paraqitet edhe një trupë teatrore nga Shqipëria, ajo e Teatrit “Metropol” nga Tirana, të cilët do të japin shfaqjen “GOF” nga Anton Pashku, me regji të Shkëlzen Berishës.

Hidromorava

Në mbrëmjen e fundit, më 28 janar do të jepet shfaqja “Stiffler” nga Doruntina Basha, me regji të Kushtrim Koliqit, që është prodhim nga “Integra”.

Të gjitha shfaqjet do të fillojnë nga ora 18:00. Ndryshimi i terminit ka ndodhur për shkak të masave të reja anit-Covid Festivali i dramës origjinale shqipe është një manifestim teatror me përmasa mbarëkombëtare.

“Talia e Flakës” është njëra ndër shtyllat më të forta të manifestimit, me të gjitha prerogativat e një evenimenti unik e kredibil, si një element, ndër të parët e kulturës së bashkuar mbarë shqiptare, e me një gjakim fare të vetëkuptueshëm: që ta stimulojë e avancojë dramaturgjinë kombëtare, që t‘i inkurajojë e nxisë shkrimtarët e në radhë të parë dramaturgët, që ta begatojnë këtë gjini tonën, gjini e lloj letrar, i cili shkruhet (në radhë të parë) për t‘u inskenuar, më shumë se për t‘u lexuar si letërsi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.