HW

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i ftohtë

/ 2 minuta lexim
HW

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i ftohtë, me erëra nga veriperëndimi dhe reshje lokale shiu. Vende-vende priten edhe intervale kohore me diell, por vranësirat do të jenë pak më dominante.

Temperaturat pritet të lëvizin nga 7 deri në 17 gradë Celsius.

Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot vranësira të shpeshta dhe intervale kohore me diell. Më shumë periudha me diell priten në viset bregdetare, ndërsa në viset kontinentale priten reshje lokale shiu.

Vranësira të shpeshta nesër priten edhe në Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi me mundësi për reshje të pakta lokale.

Mobi Casa

Në përgjithësi reshjet do të jenë shumë më të pakta se sot, por në disa zona të Kosovës mund të ketë reshje paksa më intensive sidomos thellë në verilindje të vendit. Erërat do të jenë “bezdisëse” nga veriu e veriperëndimi në tërë rajonin.

Të hënën na pret mot më stabil dhe më i ngrohtë, megjithatë priten vranësira e ndonjë reshje e dobët lokale.

Nga e marta pritet mot i jo aq stabil, me intervale kohore me diell dhe vranësira e rrebeshe lokale shiu me mundësi për vetëtima dhe bubullimë./MeteoBallkan

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.