UBT

Sot në Gjilan vjen lideri i pakontestueshëm i Anamoravës

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Të mërkurën pritet të zbarkojë në Gjilan lideri i pakontestueshëm për Anamoravën Behgjet Pacolli. Kështu e quajnë udhëheqësit e AKR-së në Gjilan liderin e tyre i cili tashmë ka rrëmbyer zemrat e shumë njerëzve në komunat e Anamoravës pikërisht për shkak të angazhimit të tij të sinqertë rreth autostradës dhe zhvillimit ekonomik, kulturor, e social të Anamoravës.

Behgjet Pacolli pos që është shqiptari më i pasur në botë ai tashmë ka marrë edhe një epitet plus. Në komunat e Anamoravës, Gjilan, Kamenicë, Viti e Artanë ai tashmë njihet si lideri i pakontestueshëm i Anamoravës, raporton rajonipress.

Behgjet Pacolli të mërkurën pritet të vijë në Gjilan për ta përmbyllur fushatën zgjedhore në këtë qytet. Agim Rexhepi koordinator i AKR-së në Gjilan tha për rajonipress se Pacolli tashmë ka rrëmbyer zemrat e shumë njerëzve pikërisht se ai po lufton për kërkesat imediate të këtij rajoni. “Askush më mirë se Behgjet Pacolli nuk ka ditur ta zbërthejë nevojën urgjente që ka Anamorava tani për tani. Projektet madhore si autostrada për Konqul, pastaj parku më i madh industrial si dhe integrimi i Luginës së Preshevës janë prioritet që Pacolli i ka fokusuar gjatë gjithë fushatës” tha Rexhepi.

ARKATANA

Rexhepi tha se AKR-ja kësaj radhe nuk do të jetë befasia, por realiteti sepse ka njerëz të dedikuar enkas për problemet me të cilat mund të ballafaqohet në të gjitha fushat.”Pacolli pos që ka kapacitetin intelektual, ekonomik e kombëtar ai është njeri i pranueshëm në botë, ka ndikim tek shumë kryetar të shteteve të ndryshme dhe këto janë parakushte që Anamorava e pret ballëhapur atë” tha Rexhepi.

Rexhepi është i bindur se qasja ndaj konceptit të Behgjet Pacollit në komunat e Anamoravës ka ndryshuar rrënjësisht dhe pozitivisht. “Kudo që shkojmë po takojmë një përkrahje të sinqertë të elektoratit. Qytetarët e duan Pacollin sepse ai është i lidhur dhe i mishëruar me këtë rajon. Jo rastësisht ne e quajmë lider të Anamoravës dhe si i tillë gjithmonë do të mirëpritet. Madje aktivist nga elektorati kërkojnë që Pacollin ta quajmë qysh tash kryeministër të Kosovës” tha Rexhepi.

Ndërkohë dega e AKR-së ka bërë një reagim publik për shkak të papërgjegjësisë së punëtorëve të Teatrit të Qytetit rreth përmbylljes së fushatës dhe rezervimit të sallës.”Edhe pse rezervimi i sallës së teatrit dhe pagesa janë bërë me kohë në momentet e fundit na është konfirmuar se nuk mund ta mbajmë tubimin në sallën e teatrit për shkak se gjoja është rezervuar nga LDK-ja, i cili subjekt mban tubim me forumin e gruas. Andaj jemi të detyruar që ta ndryshojmë lokacionin e mbajtjes së tubimit dhe kemi arritur që të rezervojmë Restorantin “Parajsa” Dardania I, në të njëjtën kohë. Pra sot e mërkurë në ora 18.00 në Restorant ” Prajasa” Aleanca Kosova e Re mban tubimin e paraparë” thuhet në njoftim. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.