RCCOLA

Sot mot më i freskët dhe me vranësira, nga nesër temperaturat nisin të rriten

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Mot më i freskët me temperatura shumë më të ulëta sesa ditëve të fundit pritet të mbajë sot në vend.

Sipas Prishtina Weather, sot do të mbajë mot më i freskët dhe pjesërisht i vranët, me temperaturat maksimale që pritet të arrijnë deri në 23gradë Celsius.

Temperaturat filluan të normalizohen pasi të martën u regjistruan me gjasë temperaturat më të larta të kësaj vere që shkuan deri në 38 e 39 gradë Celsius.

RCCOLA

Nga nesër parashikohet të ketë mot me kthjellime dhe temperaturat në rritje deri në 30-31 gradë Celsius në fundjavë.

Pas të nxehtit të regjistruar të martën, meteorologu Mendim Rugova nuk pret që sivjet të ketë temperatura më të larta sesa këto të ditëve të fundit.