UBT

Sot mot me diell, temperaturat shënojnë rritje për 6 gradë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bëri të ditur se sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell, por edhe me vranësira të shpërndara, të cilat më të fokusuara do të jenë për gjatë relievit malor.

“Në fushat termike parashihet të kemi rritje për 3-6 gradë Celsius. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare”, njoftoi IHMK.

Fundamenti

Sipas parashikimeve, java e ardhshme parashihet me kushte tipike verore, pasi që merkuri në termometër parashihet të arrijë vlerat e 30-31 gradë Celsius dhe reshjet do të ndërpriten përkohësisht. /Telegrafi/