Fundamenti

Sot mot me diell, nga e mërkura reshje shiu dhe shkarkime rrufesh

/ 1 minutë lexim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell, ndërkaq nga e mërkura një sistem vranësirash të dendura do ta përfshijë territorin tonë duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

IHK njofton se nuk parashihen reshje të intensitetit të lartë deri me datë 17 maj, kur pritet një ndryshim pak sa më i theksuar i motit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-26 gradë Celsius.

Hidromorava

Instituti po ashtu bën të ditur se kushtet agrometeorologjike deri më tani nuk paraqiten të mira për shkak të thatësisë, por reshjet edhe ashtu të pakta që po parashihen do ta zbusin ketë situatë të krijuar agrometeorologjike.

Indeksi UV do të jetë i lartë, kështu që këshillat e IKSHP që prej orës 9-17 të mos ju ekspozoheni rrezeve direkt të diellit, mbesin në fuqi.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-11 m/s. /Telegrafi/