RCCOLA

Sot mot me diell, në orët e vona riga shiu dhe shkarkime rrufesh

/ 1 minutë lexim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të çrregullta.

IHK njofton se vranësirat në orët e vona parashihen që vende –vende të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Ndërkaq, për të dielën Instituti parasheh të mbajë mot kryesisht i qetë, me pak vranësira dhe me intervale të gjata me diell.

Mobi Casa

Në fushat termike parashihet të ketë rënie të lehta.

Gjatë këtyre dy ditëve parashihet të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s. /Telegrafi/