Hidromorava

Sot mot i nxehtë, nga e premtja priten reshje shiu

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Të enjten, vendi ynë do të ndikohet nga masat e qëndrueshme të ajrit, të cilat do të kushtëzojnë mot të qëndrueshëm dhe stabil.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se në relievin malor do të ketë kushte për vranësira të stadit të ulët dhe të mesëm të Troposferës.

Sa i përket fushave termike, ato do të shënojnë rritjes, sidomos në vlerat e maksimaleve, duke bërë kështu që merkuri në termometër në hije të arrijë vlera 30-35 gradë Celsius.

RCCOLA

Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare.

Nga orët e vona të natës së premte dhe gjatë vikendit, parashihen reshje të intensitetit të dobët deri mesatar. /Telegrafi/