FIDANISHTJA

Sot minus 16 gradë, fundjava pak më e ngrohtë!

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Dita e sotme do të karakterizohet me mot pjesërisht të vranët dhe me diell. Temperaturat minimle do të lëvizin nga -14 deri -16C celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin në mes -5C deri -2C celsius. Do të fryj erë nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-4m/s.

Të dielën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. E veçanta e kësaj dite do të jetë era e cila do të fryj nga jugperëndimi për pak orë mirëpo do të krijoj kushte që ky acar të dobësohet dhe të vinë reshjet e reja të borës, të cilat nuk do të jenë të mëdha por më dominuese do të jenë në juglindje të vendit. Këto reshje të herë pas hershme do të vazhdojnë deri ditën e martë. Temperaturat maksimale gjatë vikendit do të shënojnë edhe vlera pozitive, nga 2C deri 4C celsius.

Të mërkurën do të mbajë mot me vranësira kalimtare por që edhe në këtë ditë do të kemi ulje të ndjeshme të temperaturave minimale për shkak të kalimeve frontesh me presion të ndryshueshëm atmosferik, raporton Gazeta Blic.

Hidromorava

Të enjten pritet që masat e ajrit të cilat ishin deri në këtë ditë nga veriu dhe veriperëndimi të zëvendësohen me masat tjera të cilat do të vinë nga jugperëndimi i Kontinentit, ku do të ndikojnë që maksimalet e ditës të jenë pak sa ma të larta.

Do të thotë se kjo periudhë e kohës e parashikuar nga IHMK do të mbretëroj afërsisht me temperatura të ngjashme pothuaj në gjithë territorin e Kosovës.

Për më shumë lexoni në: www.telegrafi.com/moti