HW

Sot mbahet provimi pranues në Universitetin e Gjilanit

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Ju njoftojmë se të premten më 20.07.2018 duke filluar nga ora 9:00 në fakultetin e Edukimit program Fillor dhe Parashkollor të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, do të mbahet provimi pranues për studentë të rinj thuhet në njoftimin e Minire Haziri Rexhepit zëdhënëse e këtij institucioni arsimor.

Provimi pranues gjatë ditës së nesërme, por me fillim në ora 11:00 do të mbahet edhe për studentët tjerë, aplikantë të Fakultetit Ekonomik të programeve, Banka Finanaca dhe Kontabilitet, programit Menagjment dhe programit Marketing, ata të Fakultetit Juridik dhe të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike.

HW

Universiteti “Kadri Zeka”, në afatin e parë, për vitin akademik 2018-2019 të studimeve themelore – bachelor do të regjistrojë 1218 studentë të rregullt, ku përfshihen edhe studentë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga komunitetet jo-shumicë.

Shpallja e rezultateve preliminare të provimit pranues do të bëhet, më së voni, deri më 23.07.2018 në fakultetet përkatëse si dhe në ueb-faqen e universitetit. Shpallja e listës përfundimtare bëhet me datë 27.07.2018./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.