Eko Higjiena

Sot lajmi i dekadës, pa viza vitin tjetër

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Qytetarët e Republikës së Kosovës tashmë e një dekadë po presin lajmin për heqjen e vizave me Bashkimin Evropian. Krerët institucionalë qysh nga viti 2010 kishin nisur zotimet për heqje vizash, porse premtimet e tilla nuk janë realizuar deri më tani. Komisioni Evropian pritet që sot ta publikojë raportin, ku do të bëhet e ditur nëse vendi e ka përmbushur kushtin e fundit. Pas kësaj vendimi duhet të merret në Parlamentin Evropian dhe në Këshillin e Ministrave, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Komisioni Evropian (KE) pritet që sot ta publikojë përfundimisht rekomandimin për liberalizimin, i cili do të tregojë nëse Kosova ka përmbushur kushtin e fundit për viza, luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit.

Kështu të paktën kanë pohuar krerët institucionalë në Kosovë, të cilët janë shprehur optimistë se ky rekomandim do të jetë pozitiv.

FIDANISHTJA

Në rast se rekomandimi do të jetë i tillë, atëherë do të hapet rruga për procedurat e tjera që çojnë deri te finalizimi i vizave (votimi në Parlament dhe në Këshill), shkruan më tutje “Zëri”.

Megjithëkëtë, ekspertët e integrimit nuk përjashtojnë mundësinë që procesi i vizave të mos përmbyllet gjatë këtij viti.

Një gjë të tillë e thonë edhe përfaqësuesit e opozitës, të cilët vlerësojnë se është tejet e vështirë që liberalizimi të ndodhë këtë vit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.