FITORJA

Sot Komuna e Gjilanit me kryetare, nënkryetare dhe kryesuese të re

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve sot përgjegjësinë e kryetarit, nënkryetarit, kryesueses së Kuvendit dhe drejtorëve të drejtorive e kanë marrë ta udhëheqin fëmijët e shkollave fillore dhe të mesme për ta shënuar këtë ditë, duke u improvizuar në detyrat përkatëse të qeverisjes lokale në Gjilan.

Me këtë rast kryetari i Komunës Lutfi Haziri u ka uruar punë të mbarë për këtë ditë të sotme fëmijëve në këto detyra të reja dhe i ka informuar se ata sot i kanë të gjitha përgjegjësitë deri edhe në nxjerrjen e vendimeve dhe procedimin për ekzekutimin e tyre në emër të kryetarit të Komunës së Gjilanit duke e nënshkruar dhe vulosur.

Kryetare e Komunës së Gjilanit sot është Emine Haliti, kryesuese e Kuvendit të Komunës, Monika Bunjaku, nënkryetare e Komunës, Hajrije Haliti, ndërsa drejtorët e drejtorive Komunale sot janë: Drejtoria e Arsimit – Amand Bunjaku, Drejtoria e Shëndetësisë – Don Syla, Drejtoria e Administratës – Milot Stublla, Drejtoria e Kulturës – Besart Qerimi, Drejtoria e Shërbimeve Publike – Gentrit Nuhiu dhe Drejtoria e Bujqësisë – Arbnor Bunjaku.

Po ashtu, legjislatura e re e qeverisjes sot ka mbajtur edhe mbledhjen e parë të Këshillit të Drejtorëve, më ç’rast janë diskutuar projektet e ndryshme lidhur me investimet në infrastrukturë publike, strategji të arsimit lokal, shëndetësi, avancimin e administratës komunale për platformën online etj.

Uji Dea

Kryetarja e re Emine Haliti me bashkëpunëtorët e saj, ka pritur në takim fëmijët shqiptar, të komunitetit serb, rom dhe turq si dhe fëmijët me nevoja të veçanta.

“Të nderuar të pranishëm, 1 qershori është Dita e Fëmijëve. Unë sot jam kryetare e Komunës së Gjilanit. Është dita ku ju fëmijë të dashur, duhet ta ngrisni zërin në mënyrë që të respektohen të drejtat e fëmijëve”, ka thënë kryetarja Haliti.

Gjithashtu, sot janë paraparë vizita të ndryshme në monitorimin e punëve ne ekzekutivin e Komunës së Gjilanit dhe inspektimin e punës nëpër këto drejtori si: vizitë drejtorisë së Administratës (funksionimi i aplikimit Online të certifikatave), vizitë në Drejtorinë e Shërbimeve Publike, vizitë në Drejtorinë e Kulturës, seancë për të drejtat e fëmijëve – Drejtoria e Arsimit dhe vizitë në Drejtorinë e Bujqësisë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.