UBT

Sot jepet “urdhri” për ushtri

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Sot pritet që Kryesia e Kuvendit t’i procedojë për seancë plenare tri projektligjet që mundësojnë ndryshimin e misionit ushtarak të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ndërsa procedurat për miratimin e këtyre projektligjeve pritet të përfundojnë në muajin nëntor, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Sot pritet që Kryesia e Kuvendit të mbajë mbledhjen e saj, në të cilën do të vendoset data për shqyrtimin e tri projektligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri, ndërsa fundi i nëntorit pritet të jetë koha kur i gjithë ky proces do të përfundojë. Për këtë çështje ka unitet të plotë të spektrit politik kosovar, kështu të paktën kanë bërë të ditur për gazetën “Zëri” deputetë si nga koalicioni qeverisës, ashtu edhe nga opozita. Ndonëse ende nuk dihet saktë se kur do të përfundojnë procedurat e miratimit të këtyre projektligjeve, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Mërgim Lushtaku ka propozuar që ligjet për ushtrinë të miratohen në një datë simbolike, më 28 nëntor.

Mobi Casa

Në anën tjetër, njohës të çështjeve të sigurisë janë shprehur optimistë se procedurat do të përfundojnë deri në fund të muajit nëntor, por kanë dhënë sugjerim që të bëhet me përkrahjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të NATO-s.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.