Sot, Hëna më e madhe, më e ndritshme dhe më afër Tokës
Të gjithë atë që shijojnë vëzhgimin e Hënës së plotë, të shtunën, do të mund të shikojnë diçka me të vërtetë spektakulare, sepse Hëna do të jetë mesatarisht 16 për qind më e ndritshme, ndërsa në shikim të parë do të jetë e dukshme që është më e madhe se zakonisht.
Këtë të shtunë Hëna e plotë do të jetë më e madhe dhe më e ndritshme gjatë këtij viti.
Njëkohësisht,ky satelit natyror i planetit tonë pikërisht kur bëhet e plotë, do të vijë në vendin në trajektoren e vet në të cilën do të jetë më së afërti Tokës. Të gjithë ata që përndryshe kënaqen me vëzhgimin e Hënës së plotë, të shtunën, do të mund të shohin diçka spektakulare, sepse Hëna do të jetë mesatarisht 16 për qind më e shkëlqyeshme, ndërsa në shikim të parë do të jetë e dukshme që është në mënyrë të konsiderueshme më e madhe sesa zakonisht, përcjell “Daily Mail”.
Paralajmërimet për këtë fenomen qiellor kanë nxitur thashethemet dhe supozimet për tërmetet e mundshme katastrofale ose oscilimet ekstreme të baticës dhe zbaticës.
Shkencëtarët pohojnë që nuk ka vend për panik. Por baticat dhe zbaticat me të vërtetë do të jenë atë ditë më të shprehura se zakonisht, sepse Hëna, në pikën kur më së shumti i afrohet Tokës, ka 42 për qind fuqi më të madhe për shkaktimin e baticave dhe zbaticave.
Astronomët thonë që efekti i “superhënës” së këtij viti do të jetë më së shumti i shprehur kur do të shfaqet dhe kur do të largohet, përkatësisht kur të jetë më së afërti horizontit./koha.net/